Basha: Në protestë kishte nga ata që e urrejnë Berishën, por i janë vënë pas për interesa personale!

Lulzim Basha është shprehur se ka ndjerë keqardhje ku ka parë dhjetëra demokratë në selinë e PD-së, për t’iu bashkuar protestës së Sali Berishës. Ai tha se krah Berishës qëndrojnë persona që e urrejnë, por sot e mbështesin për interesa personale. Kryedemokrati tha se protestuesit ishin ndarë në dy pjesë, njëra që janë aty për interesa personale dhe demokratët e thjeshtë, që janë të dëshpëruar dhe ndaj kësaj kategorie, ai tha se ndjen përgjegjësi e faj.

“Në oborr kishte demokratë, jo thjesht njerëz të interesave të ngushta që e urrejnë dhe e kanë urryer Sali Berishën, e që i janë bashkuar për interesa të ndryshme. Aty kishte demokratë që i kam pasur në krah në beteja. Ti shohësh të keqpërdoren në funksion të interesave personale të një njeriu, qoftë ky Sali Berisha që ka dominuar PD këto vite, t’i shohësh të keqpërdoren ndjesia e parë teksa i shihja është një ndjesi dhimbjeje.

Ata janë njerëz që s’e meritojnë të keqpërdoren. Ata po vuajnë gabime. Ata kanë dhënë shpirtin e tyre, jo për të madhe një vend pune, por demokracinë, triumfin e saj, mbi 8 vite të një qeverisje që pak ka të bëjë me demokracinë e Shqipërisë. Ndjesia e parë është keqardhje kur sheh ata demokratë aq sa ishin të përdoren. Ndjenja e përgjegjësisë për të bërë gjithçka që këta demokratë të mos i kesh të pashpresë, por t’i kem në krah, në krahun tim, në një betejë frontale, këtë herë me pjesën dërrmuese të shoqërisë. Me një betejë që s’ka të bëjë me karrierën time dhe hallin tim personal, por fatin e shqiptarëve”, tha Basha.

Basha tha në emisionin “Real Story” se e mira është që të mos preket asnjë fije floku e të mos thyhet asnjë xham sepse demokratët nuk kanë sherr mes veti. Ai thekson se krijimi i një realiteti paralel për të përplasur demokratët është faji më i rëndë i Sali Berishës.

Pyetje: Çfarë e bëri Berishën dhe mbështetësit e tij të mos bënte atë që ne nuk do donim të ndodhte atë natë?

Basha: PD dhe demokratët janë gati t’i përgjigjen çdo situate. E mira është që mos cenohet asnjë fije floku, të mos thyhet asnjë xham, sepse demokratët nuk kanë sherr mes veti, ne jemi në një tollovi të krijuar nga një person të shpallur “non grata”. E vërteta nuk është ajo që thotë Berisha, e vërteta është në sytë e gjithësekujt. Krijimi i një realiteti paralel për të përplasur demokratët është faji më i rëndë i Berishës. Duke manipuluar emocionet, zhgënjimet e njerëzve që kanë dhënë gjithçka, edhe për shkak të masakrës zgjedhore, janë në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë. Duan të shohin një rrugë përpara. Rruga e tij politike ka mbaruar në 19 maj. Do kishte qenë në nderin e tij, nëse do ishte ndalur një moment dhe do ta kishte bërë realitet fjalën që u dha demokratëve. Ka një PD me një lidership vërtet të ri por të maturuar. Për të shmangur çdo provokim dhe për të mos rënë pre e provokimeve që janë të qarta për të mos përdorur demokratët si mish për top.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *