Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar me bindje se ‘regjimi Rama-Doshi’ do të rrëzohet.
Ndërsa vijon takimet me qytetarë dhe mbështetës të PD-së në qytete të ndryshme të vendit për garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, Basha rithekson se në Shqipëri nuk do të rrëzohet demokracia.
Në rrjetin social “Facebook” Basha ka ndarë me ndjekësit, video të takimeve me qytetarët, bashkangjitur së cilës shkruan: “Nuk do të bjerë Shqipëria, nuk do të bjerë demokracia, do të bjerë regjimi Rama-Doshi.