Basha nuk e ‘fal’ shpifjen, dështon seanca ‘pajtimtare’ në GJKKO. Kryebashkiaku Veliaj nuk paraqitet, gjyqi vijon në shtator  

Kryedemokrati Lulzim Basha, duket i vendosur në praninë e tij kundër kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilin e akuzon për shpifje në adresë të tij. Këtë e ka treguar seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme GJKKO, ku kryetari i PD-së, ka refuzuar pranimin e faljes dhe pajtimin me palën e akuzuar.

Basha ka dalë para trupës gjykuese, por qytetari i parë i Tiranës ka zgjedhur që të mos paraqitet në këtë seancë të parë. Basha ka refuzuar të pajtohet, ndaj dhe gjyqi për kallëzimin penal për shpifje ndaj Veliajt, do të vijojë në 24 shtator.

Ashtu sikurse ka ndodhur kur paditë shqyrtoheshin nga Gjykata e Tiranës, Veliaj nuk është paraqitur.

GJKKO seancën e sotme kishte parashikuar një seancë pajtimi mes palëve, por mësohet se Basha ka refuzuar të ndërmarrë një hap të tillë dhe kësisoj, gjyqi është shtyrë. Kërkesa për pajtim është refuzuar edhe nga Erion Veliaj, i cili nëpërmjet avokatit të tij, Petrit Ismaili, ka kërkuar që gjyqi të vijojë.

Padinë për shpifje, kreu i PD-së, Basha, e ka bërë ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për një akuzë që i takon muaji tetor të vitit 2020, ku titullari i PS-së, në takimet gjatë fushatës, ka thënë se në kohën e tërmetit lideri i PD-së është bërë me 4 vila, si dhe ka bërë një ndërtim pa leje në pallatin ku ka një superapartament.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *