Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar sot nga Shkodra se nuk do të ketë asnjë koalicion mes PD-së dhe PS-së, pas zgjedhjeve të 25 prillit. Ai tha se i vetmi koalicion i PD-së do të jetë qeverisja me qytetarët.
“Nuk ka asnjë shans që shqiptaret të bëjnë atë që do bëjnë në një shoqëri normale. Edi Rama do të largohet PD dhe koalicioni ynë do të qeverisë vendin. Nuk ka shqiptar që nuk e di se kush i ka varfëruar. Edhe këto ditë të fundit ai vazhdon të bashkëpunojë me kriminelët.
E patë çfarë ndodhi në Elbasan. Nuk hyn në qytet pa bandat. Festat janë të qytetarëve. Ekipi ynë është i fitore. Janë njerëz me integritet të jashtëzakonshëm. Është i kompletuar. Njerëz që janë të gatshëm të marrin përgjegjësit”, tha Basha nga Shkodra.
Ai u pyet nga gazetarët a është i lidhur me zinxhir sikurse thotë Rama. Basha u përgjigj duke thënë se Rama është i lidhur me zinxhirët e krimit dhe se tani që po i vjen fundi vjell vrer.