Kryedemokrati Basha pritet që të mbajë pas pak minutash nga selia blu deklaratën e parë pas mbylljes së votimit në të gjithë vendin. Kreu i PD-së pritet që të dalë në një komunikim për shtyp nga selia e PD-së.
Vetëm pak minuta pas mbylljes së rezultatit të votimit dhe publikimit të EXIT Poll-eve, Basha ka zgjedhur që të zhvillojë një komunikim për shtyp nga PD-ja.
Basha ka qenë sot në një seri takimesh me qytetarë të ndryshëm, në Tiranë, Elbasan dhe Durrës, të cilëve u ka kërkuar që të marrin pjesë masivisht në votime, dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur.