Ish-deputeti Arben Imami është i rikthyeri në PD, në një fjalim për Kuvendin Kombëtar pohoi se se situata e tensionuar në parti ndodhi sepse vitet e fundit pati një krizë të përfaqësimit.
Sakaq, Imami shtoi se opozita e përçarë është vetëm për faj të ish-liderit i cili pati dështime të njëpasnjëshme elektorale.
Ndërkohë sipas Imamit “Rithemelimi” nuk është shpikje por një domosdoshmëri për të bashkuar të rinjtë në politikë.
“Ajo qe dua të veçoj si problem është parimi i përfaqësimit, që është problem themelor i kohës sonë, një grusht njerëz në emër të shumicës fallco kanë pushtuar institucionet dhe po blejnë votën.
Pas 2013 qeverisja lokale ishte goditje, një akt anti demokratik. Ajo që ndodhi dhe në partinë tonë, ishte krizë e përfaqësimit, ish-kryetari e të tjerë bënë spastrimin e partisë, duke nisur nga komunat e deri më lart në operacionin final në shtator.
Zgjedhjet e manipuluara për kryetarin në 2017 dhe në 2021 pas dështimeve të turpshme elektorale nga ana e tij ishin një turp.
Cili ishte roli i anëtarit? Inekzistent! Por e kundërta ndodhi në Kuvendin e dhjetorit, dolën kryetarë të rinj degësh me garë të lirë, kjo është një fitore e vërtetë politike.
Të flasim për të ardhmen, nuk mjafton vetëm pjesëmarrja por përfaqësimi i qytetarëve, themeli i demokracisë duhet të jetë dhe objektivi i Rithemelimit. ‘Primaret’ do të hapin rrugët për njerëz të rinj në politikë, ka njerëz në këtë vend me aftësi dhe merita. Partia duhet të jetë e hapur për ta. Kam dhe një vërejtje, mos të mbetemi me formulimet e vjetra, parullat post dhe pro komuniste. Këta u plakën kur thonim për Nanon e Berishën, qëllimi ishte të eliminonim drejtuesit politikë”, tha ai.