‘Basha po më largon se mbështeta Berishën’/ Kreu i demokratëve të Fierit akuzon kryetarin. PD: Baçi dha dorëheqjen për…  

Kryetari i Partisë Demokratike të Fierit, Luan Baçi, pretendon se nuk është shkarkuar nga posti i kryetarit te degës. Ai foli për një takim me Lulzim Bashën dhe kërkesën e kryedemokratit që ta zëvendësojë me Agron Kapllanajn.

Për akuzat e deputetit demokrat, Partia Demokratike, sjell ne vëmendje se Agron Kapllanaj, u emërua kryetar dege në Fier, pasi Luan Baçi, vendosi të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Emërimi është bërë më datë 19, në të njëjtën ditë kur është zhvilluar takimi Basha-Baçi.

Sipas sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi, në fazën e filtrimit të kandidatëve të krerëve të degëve, u ndalohej të kandidonin për postin e deputetit ndaj për këtë arsye, Luan Baçi dha dorëheqjen që i është pranuar.

Por çështja u risoll në vëmendje pasi Baçi u shfaq krah Berishës në foltoren e ish- kreut demokrat në qytetin e Fierit. Gjë për të cilën thotë se, ishte vullnet i gjithë demokratëve fierakë.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *