Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim online me Komisioneren e BE-së, Mariya Gabriel dhe përfaqësues të universitetit ‘Modul’ të Vienës. Gjatë takimit, Basha prezantoi platformën e arsimit online. Ai tha se kjo platformë do të përfshijë 5 gjuhë të huaja falas dhe trajnim të dyfishtë profesional në 20 disiplina të ndryshme.
Kryedemokrati tha se hapi i parë do të jetë ofrimi i kurseve në internet të gjuhëve të huaja falas për të rinjtë shqiptarë dhe për individët deri në 35 vjeç. Do të ofrohen 5 gjuhë të huaja: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht. Kjo mundësi e jashtëzakonshme do t’i ofrohet kujtdo, qoftë ky banor i kryeqytetit apo që jeton në skajet më të largëta të Shqipërisë.
Deklarata e Bashës:
Të rinjtë po largohen nga Shqipëria me një ritëm të paparë për 30 vitet e fundit, madje me një ritëm më të shpejtë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit. Po t’I krahasojmë, për çdo të ri serb që po largohet nga Serbia, 12 është numri i të rinjve shqiptarë që largohen nga Shqipëria. Shumica e tyre po largohen drejt Bashkimit Evropian. Ne po humbasim me një ritëm shumë të shpejtë njerëzit që na duhen më shumë, në mënyrë që të ndërtojmë ekonominë tonë, në mënyrë që të ecim përpara, në mënyrë që të bëjmë të mundur që Shqipëria të përqafojë mundësitë dhe standardet e Bashkimit Evropian. Si ta zgjidhim këtë problem? Sigurisht që ne jemi dhe kemi qenë ato të cilët kemi mudësuar lëvizjen e lirë. Partia Demokratike ishte në qeverisje dhe unë isha Ministri i brendshëm kur arritëm të fitojmë Liberalizimin e Vizave që bëri të mundur që të rinjtë të lëviznin lirshëm. Unë vetë jam produkt i lirisë për të shkuar në Evropën Perëndimore dhe për të marrë një arsimim atje.
Pra, kjo nuk është diçka që duam ta përdorim si dekurajim. Përkundrazi, kjo është diçka që ne duam të inkurajojmë dhe unë jam i lumtur sot kur dëgjoj se për herë të parë në histori, falë Komisioneres Gabriel dhe Komisionerit Evropian, ne kemi një rekord historik në një buxhet prej 26 miliardë Euro, komisionere, unë mendoj që ju thatë se kjo do t’i kushtohet kësaj axhende dixhitalizimi vetëm për sa i përket Ballkanit Perëndimor dhe gati 100 miliardë euro për Bashkimin Evropian në tërësi. Një plan i cili është gati të nisë dhe që fillon me një hap shumë të thjeshtë, por të nevojshëm. Hapi ynë i parë do të jetë ofrimi i kurseve në internet të gjuhëve të huaja falas për të rinjtë shqiptarë dhe për individët shqiptarë deri në 35 vjeç.
Do të ofrohen 5 gjuhë të huaja: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht. Kjo mundësi e jashtëzakonshme do t’i ofrohet kujtdo, qoftë ky banor i kryeqytetit apo që jeton në skajet më të largëta të vendit tonë. Qeveria Shqiptare, pas zgjedhjeve të 25 Prillit, nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të bërë që kjo të mos ndodhë thjesht formalisht, i cili është një program tashmë, një platformë që është gati të nisë, por edhe për ta bërë atë reale, të arritshme nga çdo i ri, çdo person nën moshën e 35, që dëshiron. Gjithashtu kemi një plan konkret pune që ofron trajnim të dyfishtë profesional në mbi 20 disiplina të ndryshme.”, tha Basha mes të tjerash.
Ndërkohë, nga ana e saj, Komisionerja Gabirel garantoi mbështetje për të gjitha iniciativat.
“Ju siguroj që, ne do të përdorim të gjitha mjetet dhe iniciativat në dispozicion përfshirë agjendën e ardhshme – Agjenda e Ballkanit Perëndimor në Inovacion/Zhvillim e sipër, Kërkim Shkencor, Kulturë, Arsim dhe Rini për të avancuar bashkëpunimin tonë dhe për të rritur rimëkëmbjen socio-ekonomike dhe konvergjencën me BE”, tha ajo.