Basha reagon pas deklaratave të Berishës: Po bëhet gjithmonë e më qesharak! Demokratët nuk do të kthehen në ‘mish për top’ për interesat e tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të Sali Berishës. Sipas Bashës, njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij.

Basha shkruan në tëitter, se qëndrimet e Berishës nga dita kur u përjashtua nga grupi parlamentar i PD, tregojnë se ai nuk njeh kufi dhe gjithçka e bën për interesat e tij personale.

“Njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij. Qëndrimet e tij pas 9 shtatorit, tregojnë se ai nuk njeh kufi në çfarë thotë e çfarë bën vetëm për të mbrojtur interesat e tij personale. PD dhe demokratët nuk do të kthehen në mish për top për interesat e Sali Berishës”, shkruan Basha.

I pranishëm në foltoren e radhës me demokratët e Kurbinit, Berisha tha ndër të tjera se paratë e “Toyota Yaris” Basha i ka ndarë ose me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socisliste, Taulant Balla, ose me vetë klanin kriminal.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *