Basha rrëfen bisedën bisedën ‘kokë më kokë’ me Berishën: Ai nuk vendos PD para vetes

Per here te pare pas ultimatumit amerikan per tu distancuar nga Sali Berisha, Lulzim Basha zbuloi ne emision ‘Open’ ne Top Channel prapaskenat e bisedave me paraardhësin e tij para se te merrte vendimin per te përjashtuar nga grupi parlamentar.

Basha: Shteti amerikan nuk ka kërkuar pezullimin nga grupi, ka kërkuar përjashtim nga Kuvendi dhe distancim te partisë, nëse nuk do e bënim do izolohej PD nga çdo kontakt me SHBA dhe nga tryezat dhe forumet ndërkombëtare. Më ka thënë në sy që përpara vetes nuk vendos as PD-në dhe as demokratët dhe i kam thënë në sy që unë do të marr vendimet e mia si kryetar i PD-së. Përgjigja e tij ka qenë se ti merr vendimet e tua, unë marr vendimet e mia

Kryedemokrati iu përgjigj akuzave te Sali Berishës per dy dosje, ate te lobimit rus dhe “Toyota Yaris”.

Basha: Berisha më tha se jam peng i Rames pasi nuk kam dhëne dëshmi. Kam dëshmuar për këtë çështje para Prokuroreve belg, dhe ne dijeninë time kjo çështje është ne hetim, dhe po hetohen anëtare te larte te mazhorancës. Dosja Muzin nuk ekziston.

Eni Vasili: A është e vërtete qe nuk shkoni ne Amerike per shkak te kësaj dosje?

Basha: Eshte trillim, nuk është e vërtete.

Përballë Lulzim Basha ka jo vetem Sali Berishën, por edhe Ilir Metën. Kryedemokrati tregoi momentin e krisjes se marrëdhënies.

Basha: Ilir Meta shkallmoi fushatën elektorale te PD.

Duke u rikthyer pas ne kohë, Lulzim Basha nuk shprehu pendese për asnjë nga vendimet ekstreme te opozitës, ndërsa bëri me dije se Sali Berisha ishte ai që i kishte kërkuar me ngulm djegien e mandateve.

/Burmi: Top Channel/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *