Basha: Sali Berisha nuk e ka luftën me mua, por me SHBA-të për interesat e tij

Kryedemokrati Lulzim Basha ka theksuar edhe njëherë qëndrimin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Basha thotë se do të veprojë në interes të demokratëve dhe në interes të së nesërmes së PD dhe Shqipërisë.

Ai thekson se PD nuk do të bunkerizohet nga interesat personale të askujt. Luftën, thotë Basha, Berisha nuk e ka me atë por me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Basha tregon se para se të pezullonte Berishën, ai ishte kandidati më i mirë si kryeministër dhe thekson se vendimet e marra janë në të mirë të Partisë Demokratike dhe të vendit. Sakaq, Basha nënvizon se interesat personale të askujt nuk mund të bunkerizojnë PD, duke shtuar se lideri historik Sali Berisha, nuk e ka betejën me të, por me SHBA për interesa personale.

“Qëndrimi im si kryetar i Partisë Demokratike ka qenë dhe do të jetë në interesin më të mirë të demokratëve dhe në interes të së nesërmes së Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë. Interesat personale të askujt nuk mund ta bunkerizojnë Partinë Demokratike.

Sali Berisha nuk e ka luftën me mua, nuk po e bën luftën për asnjë demokrat, luftën e ka me SHBA, luftën po e bën për interesat e tij personale”, shkruan Basha

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *