Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Basha është bërë satelit i Ramës. I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, shprehet se kundërshtari më i madh është Edi Rama të cilin e konsideron fatkeqësi kombëtare.
“Nëse Basha hyn në një skenar, në të cilin Rama është 100 përqind i sigurt. Skenari është që të bazohet në raporte të hetimeve antikorrupsion të qeverisë. Me këtë mekanizëm që them, mund të shkatërrosh çdo opozitë në botë. Të thotë kryeministri ty dhe ti merr vendimin.
Kundërshtari im më i madh është Edi Rama dhe e konsideroj fatkeqësi kombëtare. Unë do nis foltoret me simpantizantë dhe drejtues të Partisë Demokratike. Më 2017, Basha ka hequr njerëz që kishin një jetë në PD, që nuk kishin dosje të zeza dhe kjo ishte pushkatim me pritë. I kam thënë se me këtë që ke bërë, iu ke dhënë të drejtën që të bëjnë gjithçka ndaj teje”, deklaroi Berisha.
Pavarësisht të gjithave Berisha është shprehur i hapur për të takuar kreun e PD-së, Lulzim Bashën.
“E ftoj të vijë në takime me aktivistët, simpatizantë të PD, ku të dojë si të dojë. Berisha po bën gjithçka që të shpëtojë PD-në që mos ndahet”, tha Berisha.
/Priza.al/