Basha sfidon ultimatumin e Berishës: Asgjë nuk ndodh më 5 janar. Grupi “non grata” do të zgjerohet

Lulzim Basha tha se të tjerë politikanë shqiptarë do t’i bashkohen listës amerikane të personave të padëshirueshëm.

“Partinë Demokratike, Edi Rama nuk do ta ketë përballë si parti të damkosur dhe grupi na bashkoi non grata amerikane, i cili pritet të shtohet në vazhdim, do të ketë përballlë një parti të bashkuar në qëllime dhe parime”, u shpreh Basha.

Sipas Bashës, PD e ka marrë vendimin e saj dhe ai nuk ka më kthim pas.

“Ky është një lajm i keq për trekëndëshin e Bermudës, por lajm i shkëlqyeshëm për të gjithë shqiptarët”, u shpreh ai.

Në lidhje me ultimatumin e Berishës për të liruar zyrën brenda datës 5 janar, Lulzim Basha iu përgjigj: “Asgjë nuk do të ndodhë dhe i garantoj të gjithë demokratët se Partia Demokratike është e përgatitur për të përballuar gjithçka”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *