Basha shkon në Kuvend: Po punoj që PD, të kthehet me shpresë e alternativë

Ish kryetari i PD-së, Lulëzim Basha ka dalë në deklaratë për mediat para derës së kuvendit ditën e sotme.

Basha, është shprehur së është duke punuar që PD t’i rikthehet normaliteti, këtë herë me shpresë dhe alternativ. Sakaq, ka përmendur edhe çështjen e inceneratorëve, duke thënë se mbas pesë vitesh përpjekjesh ky lajm është për tu përshëndetur.

“Po hy në kuvend ku ndërkohë ka ndodhur diçka e rëndësishme. Ka një hap para për vjedhjen e shekullit.Këtij lajmi të rëndësishmi i mbivendosen lajmet për partine e PD. Ky lajm duhet përshëndetur sepse mbas 5 vitesh përpjekje, SPAK morri në dorë çështjen. Është hapi i parë, po ka ende kohë deri tek Rama. Ka qindra milionë euro, për shpenzimet luksoze, të cilat duhet teë shkonin për familjet në nevojë, shtoi ai.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *