“Basha, sot dëshmoi se është ministër i brendshëm i Ramës”,- kështu u shpreh ish-kryeministri Berisha, në konferencën për mediat, pak orë pas protestës në selinë e PD-së.
“Ky regjim ka arrit në atë shkallë sa të emërojë edhe opozitën që do. De fakto sot, Lulzim Basha zëvendësoi Çuçin e familjes, u bë ministri i brendshëm i Edi Ramës në qëndrimin ndaj demokratëve. Ne i qëndrojmë plotësisht e me vendosmëri karakterin paqësor të protestës sonë.
Atyre që sot përdorën hunjtë kundër protestuesve paqësore, narkobanditëve me uniformë që përdorën dhunën u them: Keni kryer një krim të shëmtuar, kjo opozitë nuk mund të mposhtet dhe nuk mposhtet.
Është e vendosur pavarësisht nga mjetet që do përdorni, të përdorë gjithë fuqinë e saj për çmontimin e narkoshtetit. Shqipëria e tërë, me një program të caktuar do të jetë në protestë”,- u shpreh Berisha.
Ish-kryeministri Berisha, e konsideroi të panevojshme ndërhyrjen e policisë ditën e sotme ndaj protestuesve. Në një konferencë për shtyp, Berisha u shpreh se, protesta ishte paqësore dhe asnjë nuk u gërvisht.
“Ndërhyrjen e ka kërkuar personalisht peng Basha. Nderim demonstruesve shqiptarë që e zhveshën para shqiptarëve se kush është. Selisa e Partisë Demokratike nuk është e PD-së por objekt i Ministrisë së Brendshme.
PD është bunker i Bashës. Protestuesit paqësorë erdhën aty për clirimin e godinës. Policia nuk mund të hynte në ndërtesën e një partie politike. Aty nuk ndodhi asgjë kërcënuese për asnjë njeri.
Nuk ka njeri të gërvishtur dhe kjo dëshmon karakterin paqësor te kësaj proteste. Sot fituam jo pak. Kjo protestë hyn në histori si protesta që ndau opozitën e vërtetë nga pseudoopozita”,- u shpreh ai.
/Priza.al/