Basha sulmon Berishën: Po mundohet të marrë peng partinë për interesa personale

Në konferencën e zhvilluar për mediat ditën e sotme, kryedemokrati Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët nëse i ka hyrë në hak Berishës për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Basha theksoi se me Zotin mund të ketë hyrë në hak por me Berishë jo dhe se nuk ka ndërmend t’i përgjigjet deklaratave të ish-kryeministrit, që ai bën nga ‘Foltorja’, me arsyen se ato i konsideron thjesht si “gënjeshtra flagrante”.

Basha tha se Berisha ndryshoi qëndrim ndaj tij dhe tani e quan “armik” dhe “peng” për një arsye të vetme, për “interesin e tij personal”. Ai tha më tej se sot çdo alibi, shpifje, trillim të kundërshtarit politik, tani fatkeqësisht e dëgjoj nga goja e Sali Berishës apo disa pseudo mbështetësve të tij, që merak të vetëm kanë nxjerrjen e inatit pavarësisht kostos që i sjellin demokratëve dhe të cilat, as ia kanë ditur asnjëherë.

Kryedemokrati theksoi se ky person po përpiqet që të bëjë gjithçka për të marrë peng një parti të tërë, vetëm për interesat e tij personale.

Për interesin e shqiptarëve unë jam peng vetëm i Perëndisë, vetëm i Zotit. Siç gjykoj që çdo njeri duhet të përpiqet që frikë të ketë vetëm Zotin, asgjë tjetër. Dhe me thënë të drejtën Zotit mund t’i kem hyrë në hak por Sali Berishës jo. Për 3 muaj kam bërë çmos me përpjekjen time dhe kam investuar gjithçka timen për ta zgjdhur këtë çështje. Jam ulur shumë herë me Sali Berishën për të arritur një zgjidhje që ndihmonte atë dhe nuk dëmtonte PD”, tha Basha.

Kur bëhet fjalë për interesin e shqiptarëve unë jam peng vetëm i Perëndisë, vetëm i Zotit. Siç gjykoj që çdo njeri duhet të përpiqet që frikë të ketë vetëm Zotin, asgjë tjetër. Jam ulur shumë herë me Sali Berishën për të arritur një zgjidhje që ndihmonte atë dhe nuk dëmtonte PD. Në fakt kam pritur që siç kishte deklaruar vetë këtë betejë ta bënte në mënyrë personale pa përfshirë as PD as grupin parlamentar të PD”, tha Basha.

Kur këtë vendim nuk e konkretizoi me hapin që do ta bënte ndryshimin midis fjalës dhe veprës, kam marrë vendimin, të vetmin vendim që ishte në favor në radhë të parë të PD dhe interes të demokratëve dhe mbi të gjitha të Shqipërisë e cila s’ka shpresë pa një PD të fortë të vendosur dhe të bashkuar. Një person përpiqet që të bëjë gjithçka për të marrë një parti të tërë peng vetëm për interesat e tij personale. Deri para dy muajsh nuk kishte asnjë problem me mua, tani jam unë armiku. Vetëm 3-4 muaj më parë ne kishim zgjedhje për kryetarin e PD dhe çdokush mund të kandidonte, çdokush mund të mbështeste çdo kandidat siç e kanë rregullat dhe statuti dhe siç është demokracia jonë e brendshme”, tha Basha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *