Basha thirri Kuvendin në 18 dhjetor, Topalli: Lulzimi gënjen, do mblidhet në datën 11

Ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka reaguar ditën e sotme pas deklaratës së Bashës që Kuvendi Kombëtar do të thirret me 18 dhjetor.

Topalli tha se kjo është një tjetër gënjeshtër e tij e radhës. Në reagimin e saj, Topalli shprehet se Kuvendi do të mblidhet në 11 dhjetor dhe për këtë jep edhe argumente.

“Lulzimi sot na kujtoi rrenën se do ketë zgjedhje lokale më 13 Tetor 2019 meqë ai bojkotoi zgjedhjet lokale të 30 Qershorit të 2019! Kur Kuvendi thirret nga anëtarësia dhe depozitohen firmat e thirrjes së Kuvendit sipas statutit, ezaurohet çdo thirrje tjetër për Kuvend. Luli e Bojkotoi anëtarësinë e demokratëve ,siç bojkotoi më 30 qershor zgjedhjet lokale. Por anëtarësia vendosi thirrjen e Kuvendit edhe pa Lulzimin. Dhe Kuvendi sipas vullnetit të shumicës së delegatëve do mblidhet më 11 dhjetor”, shkruan ndër të tjera Topalli.

Ky reagim vjen vetëm pak minuta pasi Lulzim Basha thirri Kuvendin Kombëtar të PD-së më 18 dhjetor, 7 ditë pasi 11 dhjetorit të Sali Berishës.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *