Basha thyen heshtjen: Vullneti i popullit është në ato kuti!

Kryedemokrati Basha ka thyer heshtjen në lidhje me rezultatet aktuale të votave. Në një komunikim për mediat, Basha u shpreh i bindur në fitoren e koalicionit të djathtë, duke theksuar se deri më tani janë hapur kutitë në zonat që janë njohur historikisht si bastion i PS-së. Basha bëri thirrje që numërimi të vijojë në mënyrë rigoroze, dhe se vullneti i popullit është shprehur në kutitë e votimit, ndërsa apeloi që të mos bëhen lojëra me votat e qytetarëve.

“Deri sa janë ndëshkuar në ato që i konsideronin si bastione, ne presim që fitorja e Aleancës të konfirmohen në të gjithë vendit. I bëj thirrje t’i lënë lojërat, të vazhdohet numërimi sepse vullneti i popullit është në ato kuti. Numërimi do të bëhet në mënyrë strikte. Unë jam i bindur se në fund të këtij numërimi, fitorja do të jetë e prekshme”, tha Basha.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *