Basha uron Giorgia Melonin: Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë do të vazhdojnë të forcohen

Deputeti i PD, Lulzim Basha ka uruar kryeministren e re të Italisë, Giorgia Meloni për detyrën e saj.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Basha shkruan se është i bindur se marrëdhëniet historike dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Italisë do të vazhdojnë të forcohen me tej.

“Punë të mbarë për kryeministren e re Giorgia Meloni, e cila me guxim dhe vendosmëri fitoi besimin e italianëve për të qenë gruaja e parë që do të udhëheqë Italinë në një periudhë sfidash të mëdha. Jam i bindur se marrëdhëniet historike dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Italisë do të vazhdojnë të forcohen me tej, po ashtu dhe bashkëpunimin në avancimin e integrimit europian të Shqipërisë”, shkruan Basha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *