Basha vret ‘babanë’ e tij politik: Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të PD-së!

Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, një ditë para seancës së parë parlamentare ka bërë me dije se ish lideri i PD, Sali Berisha, nuk do të jetë me pjesë e grupit parlamentar të PD derisa të zbardhet çështja e shpalljes së tij non-grata.

Basha: Vendimi i DASH nuk cënon arritjet madhore të Shqipërisë nën drejtimin e Sali Berishës dhe kontributin e tij në vend. Dhe aq më pak marrëdhënien e PD me SHBA. Partia Demokratike mbështet kërkesën për transparencë. Ndjekja e rrugës ligjore për të kërkuar transparencë është e drejtë themelorë. Unë prej 2 muaj e gjysmë, kam bërë përpjekje për gjetjen e një zgjidhje për këtë çështje. Partneriteti me SHBA është i pacënueshëm. Për të shmangur çdo keqkuptim kam vendosur që deri në përfundimin e zhardhjes së plotë, Berisha nuk do të jetë anëtar i PD.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *