Koalicioni Bashkë Fitojmë kërkon përsëritjen e votimit elektronik në bashkinë e Elbasanit. Përmes një ankimimi të bërë në Komisionin e Sanksioneve dhe Ankesave në KQZ kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Elbasan dhe ripërsëritjen e tyre.
Bashkë Fitojmë kërkohet që të bëhet një ekspertizë e huaj për të gjitha pajisjet e votimit elektronik që u përdorën në Elbasan, nën dyshimet se rezultati ishte i paracaktuar.
Gjithashtu kërkohet që të bëhet një verifikim i votave të dhëna në mënyrë elektronike, me votat fizike që ndodhen në kutitë e votimit.
BF kërkon nga KAS që të shqyrtohen të gjitha kamerat e sigurisë në qendrat e votimit, për të evidentuar nëse ka persona të autorizuar të cilët i kanë bërë presion zgjedhësve.
Një tjetër pikë në kërkesën e Bashkë Fitojmë është edhe krahësimi i kodeve të votuesve me listën e votuesve për çdo qendër votimi.