Partia Demokratike ka dërguar në KAS vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, që në fletën e votimit të mos vendosej emri i Ilir Metës si drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Përfaqësuesi i Partise Demorkatike, Idrit Sefa shkroi në një postim në ‘Facebook’ se kreu i KQZ po minon procesin zgjedhor, pasi asnjëherë në histori nuk ka ekzistuar një parti politike në fletën e votimit pa emrin e atij që e drejton.
“Qokat e vazhdueshme të Celibashit për koalicionin e të padeshiruarve (Non Grata) nuk do të ndalojnë Partine Demokratike të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë dhe institucional për ta kthyer KQZ në rrugen e ligjit. Sot dorëzuam ankimin në KAS për të ndjekur rrugën institucionale të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor. Bashkëlidhur tij vendosëm dhe propozimin tonë për Fletën e Votimit dhe Fletën e Votimit e përdorur në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021. Siç ja bëra me dije në seancë publike me këto vendimarrje është duke minuar proçesin zgjedhor me vetëdijë. Nuk ka ekzistuar dhe nuk ka për të ekzistuar kurrë një subjekt zgjedhor në fletën e votimit pa të dhënat e atij që e drejton. Unë e kuptoj sikletin e vendosjes së emrit por kjo kurrsesi nuk është në dorë të askujt vecse të ligjit.” – shkroi Sefa.
Celibashi u shpreh më parë se është në dorën e koalicionit për të vendosur nëse e duan emrin e drejtuesit në fletën e votimit ose jo, por për Sefën, kjo është një shkelje flagrante e ligjit.