Ditën e nesërme (21 prill) në Kolegjin Zgjedhor, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e kërkesëpadisë së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për heqjen e logos së partive politike apo koalicioneve nga fleta e votimit.
Aty kërkohet rrëzimi i vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Ankesave për këtë çështje.
Njoftim:
Në datën 21.04.2023 ora 08:30, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e kërkesëpadisë Nr.14 Regj.Themeltar, Datë 20.04.2023 Regjistrimi, me:
PADITËS: KOALICIONI “BASHKË FITOJMË”.
I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ.
OBJEKTI: Ndryshimin e Vendimit nr.62, datë 19.04.2023, të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur:
Ndryshimin e vendimeve nr. 360 dhe 363 të KSH, datë 15.04.2023, duke ndryshuar përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për Kryetar Bashkie, Bashkia Tiranë, si dhe për 60 bashkitë e tjera në vend, duke vendosur heqjen e Logos së Partive dhe/ose të Koalicioneve, nga përmbajtja e fletës së votimit për Kandidatët për Kryetar Bashkie.
Tiranë, më 20.04.2023
Gjykata Administrative e Apelit Tiranë