Bashkë me teknologjinë avancojnë edhe metodat e kopjimit nëpër shkolla, trendi më të ri që bën xhiron e rrjetit

Shkolla ka nisur dhe nxënësit duhet të përballet me provimet e shpeshta. Dhe sigurisht, lufta mësues-nxënës ndaj kopjimit në provim është e pashmangshme.

Shumë metoda  kopjimi njihen tashmë dhe ndoshta i është gjetur edhe zgjidhja se si të ndalohen.

Një metode e re po qarkullon së fundmi në rrjetin social Tik-Tok ku edhe është kthyer në “trendin aktual” nga nxënësit duke qenë se përkon edhe me nisjen e shkollës.

Duhet theksuar se rrjetet e tilla sociale kanë shumë ndikim tek brezat e ri prandaj çdo gjë që bëhet trend përdoret në jetën e përditshme qoftë ajo edhe diçka jo edukative.

Si funksionon kjo metodë?

Çdo nxënës merr me vete një portofol ku mban mjetet shkollore si lapsa, stirolapsa etj

Ata i bëjnë një foto mjeteve dhe e hapin foton në një format të madh duke e futur në mbajtësen e mjeteve pra në portofol që të duket sikur aty brenda janë thjeshtë mjetet e punës dhe në momentin që mësuesi që po kontrollon “mashtrohet”, nxënësi lëviz foton dhe e kalon tek fotot e shënimeve apo librave që po përdor për të kopjuar.

Do ta kuptoni më mirë pasi të shikoni videon që po bëhet virale kudo.

@abookishdemon

#stitch with @Suada 💎 Bruh 🥲🥲

♬ original sound – Coffee Demon ☕️


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *