Bashkëbisedim me demokratët e Londrës/ Berisha: Rama ndërtoi narkoshtetin

Ish-kryeministri Sali Berisha në një bashkëbisedim me video të zhvilluar ditën e sotme me demokratët në Londër, u shpreh se kryeministri Edi Rama është kupola e hajdutëve.

Gjithashtu ai theksoi se regjimi i qeverisë ka vendosur monizmin në vend. Sipas Berishës, Rama ka ndërtuar narkoshtetin i cili vjedh buxhetin e shqiptarëve.

Pjesë nga fjala e Berishës: “Unë shpreh kënaqësinë të bisedoj sot me ju në një moment vërtet të veçantë që kalon Shqipëria dhe Shqiptarët. Ne zhvillojmë këtë foltore me demokratët e Londrës në një kohë kur vendi është pllakosur nga një krizë e frikshme. Shqiptarët braktisin Shqipërinë sepse regjimi i sotëm ka vendosur, ka rikthyer monizmin e 32 viteve më parë. Në rast se 32 vite më parë monizmi, përqendrimi i të gjitha pushteteve në duart e një partie, sot monizmi bazohet në brutalitetin e krimit dhe drogën dhe fuqinë negative të saj , në vjedhjen e papërmbajtur të qytetarëve shqiptarë. Me këto mekanizma Edi Rama ndërtoi në këto vite narkoshtetin e parë. Pra zëvendësimin e ligjeve me atë të shtetit mafioz. Jeta e shqiptarëve është e mbushur plot raste të tilla. Një javë më parë u arrestua një fëmijë 8 muajsh për një gjobë për të cilën nuk ishte njoftuar. Sot buxheti i shqiptarëve vidhet. Çdo punë publike që kryhet në Shqipëri bëhet me një çmim, 6, 8 apo 10 herë më shtrenjtë se sa duhet të ishte në përputhje me manualet . I gjithë buxheti shpërdorohet vidhet nga sekti i rilindjes dhe shqiptarët zhyten në varfëri. të njëjtin fat kanë pasuri publike. Kemi pasur dy vite plot lagështi dhe shira. Shqipëria sot prodhon, 2 mld kw orë energji elektrike, më shumë se sa nevoja totale e saj. Këta qeveritarë zbrazin diga, shesin energji në verë tek sekserët e tyre me çmime të ulëta dhe këta pastaj e shesin në bursë me çmime më të larta dhe më pas i ndajnë me qeveritarët.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *