Pas i konsideroi dje si dy kufoma politike protagonistët e përplasjes në PD, Berisha dhe Basha, Kryeministri Rama ka thirrur sot në bashkëbisedim demokratët. Rama ka njoftuar në Facebook bisedën live në Facebook në orën 12 sot.
Që në reagimin e tij dje, Rama i bëri një një thirrje demokratëve që t’i bashkohen për të bërë çtë munden për një Shqipëri më të mirë.
“Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! sa u shkon ai llafi… Varu teneqet! Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!” – shkroi Rama në rrjetet sociale.
E paprecedentë ishte ajo që ndodhi ditën e djeshme në selinë e Partisë Demokratike. Militantë të Sali Berishës dje kanë ‘pushtuar’ katin e parë të godinës, duke shqyer derën kryesore dhe thyer xhama. Varetë, shkallët, levat, çekiçët, trapanët dhe mjetet e tjera të ‘arsenalit të pushtimit’ e ndihmuan ish-Kryeministrin të merrte vetëm katin e parë të godinës, ndërkohë që Lulzim Basha qëndroi i paprekur në ‘fronin’ kaq të lakmuar të ‘Kështjellës’ blu në katin e dytë. Teksa dhuna po intensifikohej Lulzim Basha kërkoi ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur me vonesë sipas tij, duke marrë në kontroll situatën. Policia ka rrethuar me shirit ‘skenë krimi‘ godinën.
Më tej Kryeministri shton:
“Janë e njëjta mbetje e ndarë në gjysmë, e pariciklueshme. Arsyeja pse janë kështu nuk janë këta të dy. Asnjëri nuk është zgjedhja ime. Në sytë e mi, jo si kundërshtar, as si kryetar i shumicës, por si dikush që e ka ndjekur historinë politike të këtij vendi, të dy janë njëri është ndarë në dy pasqyra. Historia e PD është e të dyve së bashku. I dyti është futur në skenë nga i pari. Për mua është nevoja për paqe dhe urtësi. Jo thjesht për PD, por është moment delitak. SHQUP u kthye në kështjellë në mes të Tiranës, me një ushtri brenda, e karikuar me një sistem fortifikimi me hekura, e një ushtri jashtë e karikuar për të sulmuar me çekiç e varrë, mund të kishte degjenuar në gjakderdhje. Si njëri- si tjetri, nga të dyja kufomat politike që e kanë marrë peng atë parti. Për fat të keq ishin të gatshëm ta luanin deri në fund lojën e mbrojtjes së kështjellës me gjakun e demokratëve.”
/Priza.al/