Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec ku burime për median bëjnë me dije se , dy bashkëfshatarë janë konfliktuar me njëri-tjetrin deri sa situata ka shkuar drejt një sherri që ka degraduar deri në përdorimin e thikës nga shtetasi F. M., 63 vjeç , si pasojë ka ndërruar jetë një 65-vjeçar me iniciale S.H.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.09.2022, rreth orës 17:50, në fshatin Gështenjas, Pogradec, gjatë një konflikti, shtetasi F. M., 63 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. H., rreth 65 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.