Bashkëpunimi Itali-Shqipëri, Rama: Nga hekurudha tek turizmi projektet që do sjellin fryte vitin e ardhshëm

Në konferencën e përbashkët me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio, kryeministri Rama tha se bashkëpunimi mes dy vendeve në kudër të projekteve për infrastrukturën, kulturën, turizmin ekonominë detare do i japin frytet vitin e ardhshëm.

Ndërsa u ndal tek drejtësia dhe siguria, Rama tha se janë kolona shumë të rëndësishme, për të cilat theksoi se pret që vitin e ardhshëm të ketë fryte konkrete.

“Unë jam shumë i kënaqur për këtë ditë. Qe një mbyllje mjaft domethënëse e kësaj dite, e këtij komiteti të përbashkët, ku ne mundëm të trajtonim tema konkrete, veprime konkrete, dhe të identifikimin rrugëtime konkrete në drejtime me interes të përbashkët dhe jam shumë i kënaqur këtë ditë.

Ka vijuar me takimet bilaterale të ministrave, dhe të tjerë që nuk janë të pranishëm por që përfaqësojnë kolona të rëndësishme të bashkëpunimit të Italisë dhe Shqipërisë, që janë temat e drejtësisë dhe sigurisë, për të mbërritur në këtë punë të përbashkët mes nesh që jam i bindur që do sjell fryte vitin e ardhshëm. Nuk dua të hyj në hollësi por shpresoj që si ambasadori i shkëlqyer në Shqipëri në fund të misionit të tij të mos ta lërë Shqipërinë pa pasaportën shqiptare ashtu siç ka bërë një mik tjetër që sot është në katet më të larta të kësaj ndërtese.

Nga nesër vazhdojmë të punojmë për këto projekte, nga hekurudhat të ekonomia detare, infrastruktura dhe energjia, bujqësia, tranzicioni ekologjik, turizmi, kultura, e me radhë, dhe pa harruar për këto shtylla që kanë karakterizuar bashkëpunimin tonë, siguria dhe drejtësia”, u shpreh kryeministri Rama.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *