Ai gjithashtu shtoi se gjenden në një situatë komplekse, por theksoi se nuk mund të ia lejojnë vetes të mungojnë në këto takime. Ndër të tjera, Dimitrov u shpreh se marrëveshjet e arritura sot janë me rëndësi për qytetarët në të tri shtetet.

“Gjendemi në një situatë komplekse por kjo nismë është e rëndësishme, nuk ia lejojmë vetes të mungojmë. Vendet e ftuara janë ata për të cilët kufijtë nuk kanë asnjë rëndësi. Ne duhet të jemi ndihmë të tjerët dhe të kujdesemi për ta njësoj siç e bëjmë për veten. Do të ishte shumë mirë nëse do të hiqnim pengesat dhe të bashkëpunonim në rajon. Sa më shumë të bashkëpunojmë tregojmë se jemi një rajon që nuk importojmë probleme. Kemi hartuar një plan specifik për të tejkaluar këto mangësi. Kemi vullnet politik që mund të shndërrohet dhe kthehet në zgjidhje legjislative. Ajo çfarë na mungon është fokusi tek zbatimi. Në takimin tonë në fund të dhjetorit në Tiranë duam të deklarojmë një sërë fitoresh, aq më tërheqëse bëhet nisma për vendet e tjera të rajonit. Është shumë e rëndësishme kjo gjë. Në këtë mënyrë zgjidhim dhe ato rezerva që mund të kenë vendet e tjera. Jemi shprehur se bashkëpunimi rajonal nuk është alternativë”, tha ai.

/Priza.al/