“Unë jam një bashkëpunëtor i klanit Casalesi”. Kështu është shprehur shqiptari i arrestuar një ditë më parë nga autoritetet italiane në tentativë për të grabitur një dyqan në komunën Civitanova.
35-vjeçari, Alban Ajazi, i cili është denoncuar edhe për vandalizmin e një farmacie, doli sot para gjykatës duke thënë që për sulmet e kryera e kanë detyruar Casalesit, që janë pjesë e klanit Camorra.
I riu shqiptar shpjegoi para trupës gjykuese se si e ka kryer vjedhjen.
“Përkula kamerat për të mos u filmuar, preva telat dhe më pas mora një tullë për të thyer dritaret”, tha ai.
Prokuroria kërkoi burg për shqiptarin, por pasi dëgjoi pretendimet gjykata caktoi ‘arrest me burg’, duke e shtyrë seancën në datën 14 shtator.
/Priza.al/