Bashkëpunonin me ISIS, por gratë me të shkuarën kriminale bien në ‘kthetrat’ e policisë

Dy gra janë arrestuar nga policia suedeze pasi akuzohen se kanë lidhje me ISIS. Dyshimet nisën pasi dy gratë u larguan nga Siria dhe mbërritën në Stokholm.

Pas hetimeve u zbulua se njëra prej tyre ishte duke u hetuar për krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Gratë që ishin kthyer në Suedi ditën e djeshme kishin qëndruar më parë në kampe në veri të Sirisë, por u dëbuan pasi autoritetet kurde vendosën se nuk kishin prova të mjaftueshme për t’i ndjekur ato ligjërisht.

Zëdhënësi i policisë së Stokholmit, Ola Osterling tha se prokurori që drejtonte hetimin për dy gratë kishte urdhëruar arrestimin e tyre.

“E zbatuam urdhërin kur aeroplani mbërriti në Stokholm pasdite”, tha Osterling për agjensinë e lajmeve AFP. Një grua e tretë është marrë në pyetje, shtoi ai. Autoriteti i Prokurorisë shtoi se nuk mund të komentonte për rastet individuale ose numrin e hetimeve në zhvillim.

/Burimi: Worldakkan/ Përshtati në shqip: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *