Gjykata e Tiranës ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për Mexhit Picarin dhe vajzën e tij, në lidhje me vrasjen e Kudret Saliajt.
Mexhit Picari ka kërkuar ndjesë dhe falje për vrasjen e dhëndrit të tij, Kudret Saliaj.
“Kërkoj ndjesë publikisht për çfarë kam bërë edhe falje. Të më falin nipërit dhe mbesat, i kërkoj falje edhe vajzës që i vrava burrin. Dhurata s’ka patur dijeni. Pistoletën e kisha në brez dhe se mora në çantën e gocës“, ka thënë ai.
Ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën ndodhi më 4 qershor 11:50 minuta në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës. Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur avokati i viktimës, Adriatik Cama, ndërsa çifti ishte në proces divorci.
/Priza.al/