Bashkëshorten e kisha lezbike/ Befason Frederin Ndoci: Me Sesila Plasarin kam përjetuar momente intime

Artisti i njohur shqiptar Fredeik Ndoci ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Glamour Zone”, dhe është rrëfyer si asnjëherë më parë në lidhje me marrëdhënien e tij me aktoren Sesilia Plasari.

Kujtojmë se Frederiku dhe Sesilia, morën pjesë në filmin “Edhe kështu, edhe ashtu”, përkatësisht me rolin e Andit dhe Almës.

Frederiku sqaroi se mes tyre kishte, flirt, kimi dhe jo vetëm, edhe pse ka qenë i martuar në atë periudhe.

Pjesë nga biseda:

Ester Bylyku: Ke thënë që ke pasur një flirt me Sesilia Plasarin në sheshxhirime, por sipas llogarive të mia ti ke qenë i martuar atëherë.

Frederik Ndoci: Kemi patur plot momente të bukura, si të duash, ndaç intime, ndaç…
Më tej, këngëtari pohoi se gjatë xhirimeve të filmit, ata kanë pasur dhe 2 skena me puthje të cilat nuk janë transmetuar.

Ndoci shtoi: Kishim ca skena me puthje, edhe në fillim të filmit edhe në mes, por duhej ta bënim shumë organike. Duke i provuar për qejf, për të parë a dukemi mirë te kamera… Edhe pastaj më duket se punoi kimia, edhe shyqyr na ikën dritat atë natë.

Ai tha se me vajzën e dytë, Klea ka marrëdhënie shumë të mira. Por njëkohësisht ai ndau me publikun dhe një histori të vështirë të jetës së saj.

Ester Bylyku: Gjatë një show televiziv, Klea (vajza e dytë e Frederik Ndocit), ka thënë që ka filluar rrugën e drogës që 12 vjeç, ndërsa 13-vjeç e kishte gjetur veten duke konsumuar drogë. Si është e vërteta e kësaj historie?

Frederik Ndoci: Ishte një periudhë shumë e keqe e vajzës sime Klea. Duket se e ka ndjerë largimin tim, sepse ishte shumë e lidhur me mua dhe ka parë realitetin në anën tjetër që nuk ishte shumë pozitiv për të dhe më kollaj e kanë ato jetën e vagabondazhit se të të dhurojnë një tufë me lule. Edhe (Klea) ishte adicction (e varur nga lëndët narkotike). Shansi ishte që iku nga ky addiction, dhe hapi një emision televiziv.

Sakaq, martesa e tij e parë përfundoi pak pas zhvendosjes në Amerikë pasi ish-bashkëshortja e tij ishte lesbike.

I pyetur, si e zbuloi këtë, Frederiku tha:

“Pasi u bëmë me dy fëmijë, i morëm në krahë dhe vendosëm të iknim jashtë. Pastaj sa shkuam në Amerikë, ajo më tha ‘Unë dua Suzanën, jo ty’. Unë merrja pjesë në filma nga 2-3 muaj, ajo merrte një shoqe se kishte frikë të flinte vetëm.

Po ku i dinim ne këto punë? Këto janë gjëra të studiuara, edhe në shkollë bëhet edukatë të dish prirjet e njeriut. Kurse atëherë nuk i dinim ne. Nëse nuk shkonte me mashkull, thoshim se e kam te ndershme, e kam në rregull”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *