Bukuroshja shqiptare, Angela Martini ka arritur të marrë sërish vëmendjen e fansave dhe faqeve rozë dhe kjo nuk është diçka e re pasi arrin ta rrëmbejë atë sa herë që poston fotografi në rrjetet sociale.
Modelja e famshme njihet për linjat trupore, ndërsa ndjekësit i presin me kërshëri postimet dhe fotot e reja të saj.
35-vjeçarja ka shpërndarë fotografi duke ngacmuar kështu imagjinatën e të gjithëve.
Angela i ka realizuar disa poza me bikini dhe me një minifund mbi to. Angela Martini provokon duke u zhveshur para pasqyrës edhe pse herën e fundit ajo pranoi se kishte debatuar me bashkëshortin për fotografitë ‘hot’ që nxjerr.
“Epshi për jetën”, është përshkrimi që ka zgjedhur bukuroshja për këto imazhe të shpërndara në Instagram.
/Priza.al/