Bashkëshorti i modeles shqiptare Angela Martinit, Dragos Savulescu është liruar nga ambientet e paraburgimit në Greqi. Megjithatë, ai është vendosur në arrest shtëpiak dhe nuk lejohet të largohet nga Greqia.
Lajmi konfirmohet nga mediat rumune, të cilat shkruajnë se kjo masë është caktuar nga një gjykatë rumune, e cila ka kërkuar dhe ekstradimin e Savulescut.
Masa e vendosur ndaj tij sjell një sërë detyrimesh, mes tyre dhe paraqitja në gjykatë brenda afateve të përcaktuara nga togat e zeza. Kujtojmë se Savulescu u arrestua nga autoritetet greke, pas një postimi në rrjete sociale të Angelës.
Ata shiheshin në vilën luksoze në Mykonos duke drekuar mes miqsh, e kjo ishte dhe objekti që bëri autoritetet të reagonin.
/Priza.al/