Bashkëshortja e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha është bërë shumë aktive në Instagram, ku herë pas herë publikon foto.
Protagonist në këtë foto është Lulzim Basha, kandidati për të qenë kryeministër. Ajo ka zgjedhur që në fotot e tij të nxjerr anën e panjohur të kryedemokratit, në një bababi ose një bashkëshorti, përtej kostumit të tij të një zyrtari.
Në foto çifti shfaqet shumë i buzëqeshur dhe fotoja duket sikur është shkrepur pas një feste.
“Si zakonisht ditën e enjte, një foto kujtimesh të para shumë viteve me @lulzimbasha” shkruan Aurela Basha, në një postim në Instagram.
Ajo më herët ka publikuar video të Bashës teksa shfaqet duke gatuar dhe në timos, dy postime që janë pasuar më pas me shumë reagime në rrjet.