Bashkia Lezhë ka miratuar një lehtësirë fiskale për bizneset, familjarët dhe institucionet që kanë detyrime të prapambetura ndaj tarifës së shërbimeve publike para vitit 2024. Kjo falje do të aplikohet për ata që do të paguajnë taksat e tjera vendore për periudhën e kaluar dhe të këtij viti.
Këshilli Bashkiak e miratoi këtë masë me shumicë votash, duke i dhënë mundësinë debitorëve që të veprojnë deri në fund të këtij viti. Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, theksoi se borxhet ndaj bashkisë, kryesisht nga bizneset, janë të konsiderueshme. Nëse nuk do të ketë reflektim, autoritetet do të kërkojnë ndihmën e strukturave të krimit ekonomik dhe të tjera tatimore për të mbledhur detyrimet.