Bashkia liroi hapësirat publike në Shkodër/ Pronarët e bizneseve: Po falimentojmë

Pronarët e bizneseve kanë dalë në protestë, duke kundërshtuar kështu vendimin e Bashkisë për lirimin e hapësirave publike. Në një dalje për mediat, ata tregojnë se nuk i perballojnë dot shpenzimet dhe se vendimi i Bashkisë është duke i çuar drejt falimentimit.

‘Vendimi i Bashkisë na con drejt falimentit. Nuk përballojmë dot shpenzimet me këtë kapacitet, do heqim punëtorët‘- thonë pronarët.
Me vendim të Kryetarit të ri të bashkisë Bardh Spahia, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Shkodër dhe Policia Bashkiakë kanë ndërhyrë për lirimin e hapësirave publike.

Rruga “Kolë Idromomeno” në Shkodër është liruar. 17 subjekte të cilat kanë vite që veprojnë dhe kanë vite që kanë patur pjesën kryesore qendrën e kësaj rruge në shfrytëzim iu janë hequr mjetet e punës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *