Bashkia Pustecit rezulton me pjesëmarrjen më të lartë të votuesve

Pjesëmarrja në votime në rang vendi deri në orën 15:00 është 29,51 për qind, nga 38,6 për qind që ishte në të njëjtën orë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021.

Nga të 61 bashkitë, ajo me pjesëmarrjen më të lartë të votuesve deri në orën 15:00 rezulton Bashkia e Pustecit me 48,05 për qind.

Pas saj vjen Fushë-Arrëzi, Puka, Skrapari, Hasi dhe Kukësi.

Bashkia me pjesëmarrjen më të ulët në votime deri në orën 15:00 rezulton Finiqi me 17,07 për qind e ndjekur nga Vlora me 19,12 për qind.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *