Bashkimi dhe Alvisa dalin çift nga “Për’Puthen”, Arjan Konomi jep komentin që nuk pritej: Dua të shkruaj një libër për…

Ai i propozoi konkurrentes që të dilnin nga emisioni si çift dhe ta vazhdonin historinë e tyre jashtë, dhe mori përgjigje pozitive nga ana e saj. E gjithë situata nuk kishte shumë vend për komente nga ana e çiftit, por nuk kanë munguar komentet dhe opinionet e të tjerëve.

Elona dhe Fatma ishin të ftuarat si opinioniste në Pirme. Elona e ka mbështeti çiftin, madje propozoi të jetë dëshmitare në dasëm bashkë me Albin. Ndërsa Fatma nga ana tjetër uroi që çifti të ushqejë ndjenja të vërteta.

Ajo që pritej ishte komenti i opinionistit zyrtar, Arjan Konomit, i cili më parë nuk i ka kursyer kritikat për çitin. Ai e komentoi çiftin duke cilësuar se Alvisa është një vajzë e zgjuar dhe se do të donte të shkruante një libër për jetën e saj.

Nga ana tjetër ka ironizuar Bahkimin duke shprehur se djemtë e mirë si Bashkimi nuk kanë fat, por ai doli me fat.

“Unë pavarësisht se përrallat më kanë pëlqyer gjithmonë, i kam vlerësuar, por çfarë të them? Kam atë përshtypjen se mos ngase unë i kam kritikuar, i kam shtyrë dhe fakti që këta janë këtu sot një përqindje më përket dhe mua.

E nëse do dalin dhe do ketë momente krize mes tyre unë jam i gatshëm të shkoj prap. Dyshimet e mia qëndrojnë dhe më mirë të them që mendoj se, nuk do zgjasin shumë. Uroj të më zhgënjeni dhe të tregoni që ka diçka mes jush.

Bashkimi e Alvisa të afërt në prapaskenë - SHQIP.com

Alvisa një vajzë e zgjuar, dua të shkruaj një libër për ty, nëse ma lejon, për historinë tënde. Ndonjënherë them pse populli thot që këta djemtë e mirë si Bashkimi nuk kanë fat, ja Bashkimi na doli me fat”,- tha Arjani.

Bashkimi dhe Alvisa deklarohen per njeri tjetrin! - Loki Magazine 1 Big

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *