Bashkimi me Rithemelimin, Bardhi: Luftën e kemi me Ramën

Deputeti Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat tha se bashkimi me Rithemelimin, tregon forcë dhe jo dobësi, pasi kjo është rruga vetme për ta çuar për para opozitën.

Bardhi: Një parti e fortë do duhet ti përfshijë të gjithë flukset brenda vetes dhe ne kemi nevojë për këtë më shumë se kurrë. Partia Demokratike ka nevojë për hapje reale, ka nevojë të korrigjojë veten, ka nevojë të njësohet me shumicën e shoqërisë shqiptare. Ajo ka nevojë ti përgjigjet nevojës që kanë qytetarët dhe të jetë zëri i asaj që shoqëria pret. Partia Demokratike është partia më properëndimore se çdo forcë tjetër politike më vend. Ne besojmë tek aleatët tanë strategjik. Ne besojmë gjithashtu, se Shqipërisë i duhet një drejtësi e pavarur, pa ndërhyrje politike, por ne duhet të theksojmë me forcë se ne nuk jemi në luftë me drejtësinë! Do ta mbështesim dhe nxisim atë pa komplekse që të zbatojë ligjin, por edhe do të themi të vërtetën para shqiptarëve sa herë që do të konstatojmë se peshorja e drejtësisë disbalancohet nga ndërhyrjet politike. Lufta jonë e vërtetë është lufta pa kompromis dhe pa u lodhur për të larguar Edi Ramën nga pushteti. Një model qeverisës i zhytur në korrupsion dhe krim. Në duhet ti japim vendit një qeveri dinjitoze, në shërbim të qytetarëve. Sot demokratët po na shohin dhe po na japin kurajo. Nga sot, ne do jemi me ta dhe me çdo shqiptar që kërko ndryshim. Do të shkojmë qytet më qytet, fshat më fshat, rrugicë më rrugicë, shtëpi më shtëpi. Do t’i takojmë të gjithë, do t’i ftojmë që ata të bashkohen, ta bëjmë Partinë Demokratike të madhe sërish, një alternativë moderne qeverisëse.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *