“Bashkimi sjell fuqinë, ndarja sjell dobësi”/ Yuri Kim: Vendi i gruas është aty ku dëshiron të jetë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, mori pjesë ditën e sotme në një aktivitet në kuadër të projektit “Fuqizimi ekonomik i grave dhe prespektivave gjinore”. Kim shprehu mbështetje për gratë, duke thënë se nuk duhen krijuar dallime burrat me gratë, veriu me jugun apo me partitë. Më tej, ajo shtoi se SHBA u ofron mjetet e duhura grave për të arritur atë që duan të bëjnë me jetët e tyre.

‘Vendi i gruas është aty ku dëshiron të jetë. Nuk është në një shtëpi, në një kompani, nuk është aty as atje, nëse nuk dëshironi të jeni. Nuk i përket askujt, nuk i takon askujt ti thotë se ku duhet të jetë. Unë kam punuar, kam pasur ndihmë, jam ndihmuar nga nëna ime, nga burra, ndaj jam e kënaqur që shoh burra këtu, kjo është e rëndësishme. 

Duhet të mendojmë se ndarja sjell dobësi. Kështu që kjo përpjekje për të krijuar dallime, për të bërë dicka e rëndësishme, burra gra, veri jug, gegë toskë, parti jo parti, këto dallime të vogla nuk janë për përfitime tuaja. Forca jonë qëndron në unitetin tonë dhe jo në ndarje. Përçarja është ajo që përdor armiku, mesazhi im është që jam krenare që SHBA mbështet një përpjekje të tillë, ndaj ju e vendosni se kush jeni, ku doni të jeni e se çfarë doni të jeni. Ne do u ofrojmë mjetet, se në fund bëhet fjalë për jetën tuaj. Ju e vendosni se ku doni të shkoni’– tha Kim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *