Për të tretin vit radhazi, mbetjeve në qytetin e Vlorës iu vihet flaka në mes të sezonit turistik, duke prishur jo vetëm imazhin e një qyteti turistik por mbi të gjitha duke rrezikuar jetën e popullatës në këtë rajon.
Problemi i mbetjeve, pavarësisht qindra milionë eurove të shpenzuara për inceneratorët apo projekte e fushata të ndarjes në burim, mbetet i pazgjidhur.
Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit me objekt “Respektimi i standardeve në menaxhimin e mbetjeve urbane, sfidë e qëndrueshme në zvogëlimin e ndotjes së mjedisit dhe mbrojtjen e shëndetit të popullsisë” del në konkluzionin se bashkitë nuk kanë arritur të përmirësojnë, situatën pavarësisht se kostot e tyre janë rritur në këtë drejtim.
Katër janë bashkitë që janë marrë në analizë: Durrës, Vlora, Shkodra dhe Korça ku më problematike situata shfaqet në dy të parat.
Sipas raportit, Bashkia e Durrësit, gjatë menaxhimit të mbetjeve urbane, nuk garanton qëndrueshmëri financiare të këtij procesi, pasi të ardhurat e krijuara për këtë qëllim nuk arrijnë të mbulojnë shpenzime