Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi është kapur duke vënë baste sportive në një lokal. Sakaq, janë vënë nën hetim pronari dhe administratori i lokalit.
Administratori akuzohet për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin 38 vjeçar, banues në Elbasan, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në kuadër të operacionit, ka rezultuar se fshihte të ardhurat e përfituara nga subjekti (lokali) i tij.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.