Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur dëgjesë publike me federatat sportive për problematikën e basteve online në të zezë dhe propozimin për formalizimin e tyre.
Rama tha se nëse bastet sportive do të rihapen nuk do të ketë më salla fizike por do të zhvillohen vetëm online.
Sakaq shtoi se nuk do të ketë as makineta fizike.
“Ne kemi pasur vullnet për ta lufyaar këtë fenomen, fakti që ky aktivitet nuk ka ardhur në rënie pavarësisht arrestimeve nuk ka rënë si aktivitet. Që mos ketë ndonjëri iluzione. Nuk do kthehemi në asnjë mënyrë te sallat, lojërat, makineta aq për dreq e për shenjtan. Konsiderata që ne po bëjmë është për bastet sportive online. Salla parazitësh në Shqipëri që luajnë për të hedhur në erë kursimet, nuk do të ketë”, tha ai.