Bastet u kthyen sepse ra kredibiliteti i qeverisë, lufta kundër vesit nuk zgjidhet vetëm me ndalim

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, është shprehur se bastet u rikthyen pasi sipas tij ra kredibiliteti i qeverisë.

Malaj foli lidhur me vendimin e qeverisë për rikthimin e basteve, pasi u ndaluan disa vite më parë nga vetë kjo qeveri.

Sipas tij tregu informal i basteve që mori jetë pas ndalimit të lojërave të fatit, kishte bërë “krushqi” me politikën diku, duke qenë se vijonte aktivitetin.

Ai shtoi se po dënoheshin njerëz lidhur me bastet në vend gjatë kësaj periudhe që ishin të ndaluara.

“Bastet u kthyen sepse ra kredibiliteti i qeverisë. Teksa rritej, tregu informal kishte bërë krushqi me politikën diku. Po dënoheshin njerëz për këtë punë. Lufta kundër vesit nuk zgjidhet vetëm me ndalim”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *