Basti më i bukur në botë/ Fitoi Championsin, mesfushori Jorginho hoqi mjekrën ‘live’ pas ngritjes së trofeut

Chelsea arriti të mposhtë Manchester Cityn në “Stadio do Dragão” me rezultatin 1-0. Ky është champions i dytë për ‘blutë’ e Londrës, pasi në vitin 2012 arritën të fitonin me penallti kundër Bayern Munich.

Pas triumfit, një tjetër ngjarje e veçantë i ka ndodhur mesfushorit të Chelseas, brazilianit Jorginho. Ai kishte vendosur bast se do ta hiqte mjekrën nëse do të arrinin ta fitonin e trofeun, dhe kështu ndodhi. Bashkatdhetari i tij gazetar i kishte marrë të gjitha masat në mënyrë që ai të mos i shpëtonte ‘dënimit’.

Sapo Chelsea ngriti kupën, gazetari ia hoqi mesfushorit mjekrën “live” në TV. Si përfundim gjatë natës së shkuar Jorginho, me ‘një gur vrau dy zogj’. Arriti të merrte trofeun dhe të hiqte mjekrën. Video e mëposhtme po bën xhiron në rrjet.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *