Analistët Baton Haxhiu dhe Preç Zogaj kanë sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha.
Këta të fundit e akuzojnë ish-kryeministrin se është i lidhur me serbët dhe së është një politikan mosmirënjohës.
Haxhiu pohon se Berisha është një pro-serb. Ai deklaroi se edhe familja e tij është me prejardhje serbe.
“E kam kursyer gjithmonë një linçues publik, edhe unë po i them dhëndrit të Milicës, që është dhëndër serb. Kjo është hera e fundit që e kam kursyer me etikën time. Është një pro-serb dhe një dhëndër serb i cili është në krye të Partisë Demokratike dhe kjo është fatkeqësia e këtij vendi dhe të djathtëve. Familja e tij është me prejardhje serbe, është dhëndri i Milicës. Dhe është fatkeqësia e këtij njeriu që është në krye të PD. Njeri i gabuar në kohë të artë për Shqipërinë”, tha ai.
Ndërsa, Zogaj u shpreh se e ka shumë të qartë pse Berisha është shpallur non grata, si dhe e njeh prej 30 vitesh Berishën.
“Unë e kam shumë të qartë se çfarë ndodh, e kam shumë të qartë se cila është pozita e Sali Berishës pas shpalljes së tij non grata, e kam shumë të qartë edhe pse është shpallur ai non grata. I ka bërë të qarta DASH, e ka bërë të qartë institucionet e SHBA, edhe ai e di. Më mjeran se Sali Berisha në këtë pozitë ku është unë nuk njoh njeri. Unë ka 30 vjet që e njoh Sali Berishën, më shumë. Sa herë kam mbajtur qëndrime si këto që po them, unë kam mbajtur qëndrimet e mia.
Do t’i them një gjë atij dhe të tjerëve. Kanë bërë një rezolutë për djegien e mandateve, bojkotimin e zgjedhjeve vendore dhe kam pasur shumë nga ‘berishistët’ që këtë më kanë thënë mua, ‘mjerani Preç Zogaj’, ‘argumente të ndryshkur’, i diskretituar. Pse? Se unë kam qenë një nga zërat e vetëm që publikisht kanë qenë kundër qëndrimeve dhe shumë të tjera. Dhe këtu kultura demokratike është që ti të shikosh individin që del kundër, konservatorët këtë princip kanë, që vlerësojnë atë që del kundër turmës”, tha ai.
Baton Haxhiu dhe Preç Zogaj nuk e “kursejnë” më Berishën, e akuzojnë atë se është i lidhur me serbët
Leave a comment