Batutat/ I vonohet kafeja në Finiq, ja çfarë bën Rama (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Finiq, ku ka shkëmbyer batutat e radhës gjatë një takimi që po mbante në ambientet e një lokali. Rama ka përshëndetur kryebashkiakun e Finiqit, Leonida Kristo në takim në gjuhën greke, duke i thënë ‘’Ti kanis kala?’’. Në fokus të diskutimit mes palëve ka qënë zhvillimi i turizmit dhe agro-turizmit në këtë zonë. Po ashtu edhe regjistrimi i pronave për ta ishte një problematike, ndërkohë që Rama i tha se këtë proces tashmë e ka nisur qeveria.

Por nuk kanë munguar as batutat e zakonshme të kryeministrit, kur pa se iu vonua kafeja. Rama pa se nuk po i vinte kafeja, dhe i tha kamarierit se kryebashkiaku i Finiqit e kishte marrë kafen kurse ai jo, dhe kjo as hile greke nuk është.


PJESË NGA BISEDA:

Rama: Ti kanis, kala?

Biznesmeni: Kala! Faleminderit për vizitën, besoj që kjo kafeja do të na shërbejë për të zgjidhur problematikat.

Rama: Kafja jote… se e imja nuk ka ardhur. Ça është kjo, se kjo as hile greke nuk quhet.

Biznesmeni: Unë e kisha me vete.

Rama: Po, edhe pastaj. Më fal, Kristaq. E sheh ia la atij, e kemi nga Përmeti tha. E hëngerën përmetarët e shkretë.

Biznesmeni: Ishte një diskutim…

Rama: Po ku po e bënit? Andej nga kali i Trojës?

Biznesmeni: Të presim kafenë?

Rama: Besoj që do vijë kafeja. Me gjithë këtë zhurmë që bëmë ne.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *