Skuadra e Nagelsman e ka bërë me një paraqitje monstruoze, pasi ka fituar me shifrat 5-1 në fushën e Bayer Leverkusen, duke poshtëruar kundërshtarë në pjesën e parë.
Robert Lewandowski shënoi golin e avantazhit që në minutën e katërt, por furia e bavarezëve nuk u ndal dhe mes minutave 30’-37’ dhuroi një spektakël të rrallë, duke shënuar 4 gola. Përsëri Levandovski, Myler e më pas një dygolësh i Gnabri bënë të qartë që kur shënohej minuta e 37 e ndeshjes se fati i kësaj sfide ishte përcaktuar.
Leverkusen shënoi vetëm golin e nderit në pjesën e dytë me anë të Shik, por nuk mundi të bënte më shumë ndaj superfuqisë së futbollit gjerman që duket se dëshiron të mbyllë sa më shpejt çdo hesap në rrugën për titull.
/Priza.al/